Video / Ditmir Bushati konsultohet me Fahri Balliun për formimin e qeverisë teknike. ‘Heroi i Lanës’ ministër i Brendshëm

Teksa Tirana po përballet me plaçkitjen dhe dhunën më të madhe të organizuar që nga vitet 1997-1998, befas është rishfaqur një personazh butaforik, i vetëshpallur prej muajsh si përzgjedhur i ndërkombëtarëve për kryeministër i qeverisë teknike, duke sfiduar hapur profesor Pëllumb Pilinçin. Bëhet fjalë për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili dikur i mbante çantën dhe pallton Ermelinda Meksit.

Sa herë ka përshkallëzim protestash dhe klimë trazirash, Bushati lëviz rrugëve dhe mejhaneve të Tiranës me një çantë në dorë, duke pretenduar se të huajit e kanë caktuar atë kryeministër të qeverisë teknike. Krahas takimeve me Elisa Spiropalin, neomalësoren me kmesë në dorë, kontabilistin e call centerave Arben Malajn etj., Bushati mësohet se po konsultohet për formimin e qeverisë teknike me Fahri Balliun, spiun i Sigurimit të Shtetit me speudonimin ‘Këndezi’.

Në kuadër të konstituimit të qeverisë së tij imagjinare, Bushati takohet pothuajse çdo ditë me Fahri Balliun, i cili nga ana e tij i kalon në telefon Bushatit për ta përshëndetur herë Doktorin dhe herë Ilir Metën nga burgu. Sipas burimeve, në të gjitha versionet e kompozimit të qeverisë imagjinare të Bushatit, çuni i Fahriut, ‘heroi i Lanës’ Klevis Balliu, mban postin e ministrit të Brendshëm.

Ndërkaq, për të treguar se ka mbështetje edhe brenda PS-së, Bushati u telefonon dhe fton për kafe çdo javë në vende të dukshme figura të Partisë Socialiste, deputetë, ish ministra, ish kryebashkiakë, drejtorë etj. Disa prej tyre, për shkak të raporteve kur Bushati ishte pjesë aktive dhe deputet i PS-së, i përgjigjen, ndërsa të tjerë kanë nisur t’a shmangin me takt.