Pas episodit komiko-dramatik me deputetin Klevis Balliun, i cili përfundoi në Lanë pas përplasjes me protestuesit, grupet rebele po shkruajnë mes tyre se kandidati i radhës për të përfunduar në Lanë është analisti i mirënjohur Çim (Çlirim) Peka. Një ditë pasi hodhën në Lanë deputetin Balliu, në grupet e komunikimit protestuesit besedojnë me njëri-tjetrin dhe japin direktiva për të kërkuar dhe gjetur Çim Pekën, me qëllim për ta hedhur në Lanë.
Çim Peka dhe Klevis Balliu janë pjesë e një klani në PD, në rivalitet me klanin e Belind Këlliçit. Madje zërat brenda PD thonë se klani i Belind Këlliçit ka organizuar dhe fryrë sulmet ndaj Balliut, i cili si asnjë politikan më parë kaloi me not Lanën, për t’i shpëtuar shkopave dhe drurit. Angazhimi i dyshuar i Këlliçit për poshtërimin e çunit të Fahriut erdhi pasi Balliu besohet se kishte gisht në dëbimin e Këlliçit, Palokës dhe Enno Bozdos nga protesta.
Çim Peka, i njohur më shumë si një personazh butaforik dhe mediokër, duket se shihet nga protestuesit si simbol i opozitës së shitur. Peka shfaqet në ekran si “opozitar i madh”, por shpesh është parë të bëj pazare me pushtetin, ndërsa përfiton rregullisht bakshishe nga oligarkët, për të cilët mburret nëpër tavolina; ky më dha kaq, ai kaq, tjetri makinën, tjetri më pagoi pushimet etj.
Mjafton të kujtojmë deklaratën e Ylli Rakipit ku tha se kishte parë në një lokal tek Kodra e Diellit, gazetarin Çim Peka, Shkëlzen Berishën dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke diskutuar mes tyre.
Ky është vetëm një nga episodet, pasi Peka ka drekuar disa here dhe me të arrestuarin e AKSHI, Ergys Agasin. Nëse hapni emisionet e Çim Pekës, deri ne dhjetor 2025 ku Agasi ishte i lirë, Peka nuk ia ka përmendur kurrë emrin. Vetëm kur Agasi u shpall në kërkim dhe ra nga pushteti, Peka nisi të bënte emision.
Për këto arsye protestuesit nuk mund të durojnë dyftyrësinë e Çim Pekës, i cili fut dorën sa në opozitë aq dhe në pushtet.
Por ai fshihet këto ditë në Gjirin e Lalzit, dhe nuk ka guxim të dalë në protestë. Prapaskena e sfidon Çimin që le të dalë dhe të bëj një video LIVE nga bulevardi, dhe keni për të parë sesi ky gazetar “opozitar” i blerë nga pushteti do përfundojë në Lanë.

