E neveritshme‼️Narta dhe Zvërneci pjesë e Vorio Epirit⁉️

Deklaratat e Fredi Belerit në një televizion grek kanë ngjallur reagime të forta, pasi ai e përfshiu Nartën dhe Zvërnecin në narrativën e vjetër të të ashtuquajturit “Vorio Epir”.

Historiani Ardit Bido e ka cilësuar këtë qëndrim si të papranueshëm dhe propagandistik, duke theksuar se protestat e banorëve për çështjet e pronësisë nuk duhet të përdoren për të ringjallur pretendime territoriale që bien ndesh me historinë dhe realitetin shqiptar.

Narta dhe Zvërneci pjesë e Vorio Epirit⁉️

Fredi Beleri doli në televizion grek dhe u shpreh i shqetësuar për banorët e Nartës dhe të Zvërnecit, duke e konsideruar këtë zonë pjesë të të ashtuquajturit Vorio Epir.
E neveritshme‼️

Përveçse nuk ka asnjë lidhje me realitetin, ky nocion është një plagë historike për shqiptarët.

Është termi me të cilin, për dekada, janë ushqyer pretendimet e Greqisë ndaj tokave shqiptare.

Prandaj është e patolerueshme që protesta e banorëve të Zvërnecit për çështjen e pronësisë të përdoret si material propagande për të rikthyer në qarkullim një fantazmë që historia e ka rrëzuar prej kohësh.

NDIQENI VIDEON –KËTU–