LINDI PA KRAHË DHE PA KËMBË, POR NUK LEJOI QË JETA TA NDALTE: SOT ËSHTË BABA 1 4 FËMIJËVE DHE FRYMËZON MILIONA NJERËZ NË BOTË

Nick Vujicic lindi në Melbourne në vitin 1982 me një gjendje shumë të rrallë që bëri që të vinte në jetë pa krahë dhe pa këmbë.

Fëmijëria dhe vitet e shkollës ishin tepër të vështira për të. U përball me bullizëm, vetmi dhe momente kur mendonte se nuk do të mund të kishte kurrë një jetë si gjithë të tjerët.

Por me kalimin e viteve mësoi të bëhej i pavarur duke përdorur këmbën e majtë me dy gishta. Ai mësoi të shkruante, të përdorte kompjuterin, të notonte, të peshkonte dhe madje të bënte surf.

U diplomua në universitet dhe që në moshën 17-vjeçare nisi të tregonte historinë e tij para publikut. Më pas udhëtoi në dhjetëra vende, duke folur para miliona njerëzve.

Në vitin 2012 u martua me Kanae Miyahara dhe sot çifti ka katër fëmijë.

Nga një djalë që dikur pyeste pse ishte ndryshe, në një burrë që sot u kujton miliona njerëzve se kufizimet nuk duhet ta vendosin fatin e askujt.