Ka degraduar në përplasje fizike seanca parlamentare që po zhvillohet sot në Kuvend.
Teksa kryeparlamentari po lexon nenet për votimin, deputeti Fidel Kreka ka sulmuar kolegun socialist Ervin Hoxha duke e shtyrë dhe duke e goditur me bllokun e Kushtetutës.
Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe socialistët e tjerë, duke tentuar të qetësojnë situatë, por debati vijon i tensionuar.

