Rama bën sërish thirrje për dialog/ Pas thyerjes së karrigeve nga protestuesit, i zëvendëson me stola guri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish studentët për dialog. Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka nxjerrë para Kryeministrisë disa stola guri me mbishkrimin “Dialog”.

Dy ditët e fundit, Rama nxorri karrige para zyrës së tij, por u thyen nga protestuesit.

“Mirëmëgjes“, shkruan Rama krahas videos.