Protesta ‘studentëve’ me punonjësit e Syrit, Fanes dhe SHIK-sat e Gazidedes, si e shuan Berisha çdo revoltë kundër Edi Ramës

Sali Berisha, për shkak të interesave të tij korruptive me koncensione, kulla, prona dhe tendera, vijon të mbetet garancia domuninuese për vazhdimësinë e pushtetit të Edi Rama. Këtë e tregoi ‘Revolucioni i Flamingove’ dhe po e tregon edhe protesta e studentëve, e cila sot ka përfunduar në një protestë të Familjes Berisha para Kryeministrisë. Grupit të të ashtuqujturit pedagogë, të cilët janë pjesë e strukturave të PD-së, sot i janë bashkuar punonjësit e televizionit të Familjes Berisha, deputetë të PD-së dhe punonjës të Fanes, në vend të studentëve.

(Gazmir Spahija, administrator i Syri Tv, ish drejtor i Tatimeve gjatë qeverisjes Berisha)

Në protestën gjoja të studentëve është shfaqur edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, si dhe vajza e tij, Argita Berisha. Si përfaqësues i pedagogëve është vetëshpallur Aleksandër Kovaçi (Sandër Kovaçi), pjesë e SHIK-ut në kohën e Berishës, pjesë e strukturave drejtues të Partisë Demokratike. Kovaçi ka një sindikatë fantazmë, të cilën e përdor për qëllime politike, për llogari të Berishës dhe PD-së.

Sot, duke u prezantuar si kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi njoftoi bojkotin e procesit mësimor në të gjitha universitetet, një vendim individual, politik dhe manovë e PD, që nuk ka lidhje me universitetet. Marifete të tilla dëmtojnë kauzën e drejtë të studentëve për kostot e studimeve, pabarazinë, për përmirësimin e kushteve, punësimin etj. Kauza e tyre është marrë tashmë peng nga PD-ja, e cila përdoret nga Familja Berisha për pazare me pushtetin.

(Sandër Kovaçi)

Protestuesit u mblodhën fillimisht para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur para godinës së qeverisë, ata rrëzuan karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama si ftesë për dialog. Menjëherë aty befën njerëzit e Berishës, duke bërë që edhe ata studentë që ishin pjesë të marshimit, u larguan.