uharrem Haklaj, kreu i familjes Haklaj nga Kerrnaja e Tropojës, u është drejtuar me një peticion ambasadave të Perëndimit në Tiranë, duke u kërkuar mbështetje diplomatike ndërkombëtare për nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve për sagën e krimeve në Tropojë. Familja Haklaj akuzon Sali Berishën si urdhëruesin e vrasjes së 13 familjarëve, përfshirë edhe vrasjen e katër vëllezërve, djemve të Muharremit, Shkëlqim Haklaj (janar 1998), Halil Haklaj (gusht 1999), Fatmir Haklaj (nëntor 1999) dhe Ylli Haklaj (dhjetor 2000).
Familja Haklaj akuzon gjithashtu Sali Berishën se qëndron pas vrasjes së të afërmve të saj; Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rrustemi (qershor 1997), Artur Demiri (janar 1998), Arjan Malaj (shkurt 1998), Eduart Haklaj (maj 1999), Feriz Kërrnaja (shkurt 1999), Sami Kërnaja (nëntor 1999), Elez Isufi dhe Cene Haklaj (maj 2002).
Muharrem Haklaj u kërkon institucioneve shqiptare të marrin në mbrojtje avokatin e Familjes Haklaj, Idejet Beqiri, të cilit disa ditë më parë i hodhën në erë makinën me eksploziv. Familja Haklaj ngre dyshime të forta se pas këtij krimi për të frikësuar dhe paraljmëruar avokatin qëndron e njëjta dorë që ka orkestruar krimet në Tropojë.
Muharrem Haklaj kërkon mbështetjen e SHBA-BE për të gjetur mekanizimin për të gjykuar në Hagë disa nga krimet e pluralizimit, ku liston; vrasjen e Arben Brocit me shokë në Shkodër, rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, skemat piramidale, trazirat e vitit 1997, Gërdecin, vrasjen e Kosta Trebickës, vrasjet e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt si dhe vrasjet e 21 Janarit.
Ndërkaq, SPAK ka pezulluar hetimet për kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, të cilët i akuzojnë për vrasjen e 4 vëllezërve. Pas kallëzimit të depozituar në vitin 2022 dhe një sërë veprimesh hetimore të ndërmarra, prokurorja e SPAK Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe gjetjen e provave.
Peticioni i plotë i Muharrem Haklajt




