VIDEOLAJM/ Pagoi policinë për të rrahur studentët dhe gjimnazistët! Edi Rama ndryshe premtonte dhe ndryshe vepron (me dy fytyra)?

Kryeministri Edi Rama në kohën kur ishte në opozitë dhe pretendonte të merrte qeverinë i kishte idenë e qarta për mënyrën dhe kohën kur duhet të largohej nga pushteti.

Në studion e News24, Rama shprehej se njeriu kur vjen një kohë e caktuar duhet të dije kur të largohet dhe se nuk do donte që të rrinte në pushtet e të “bëhej lolo”, duke dhënë konferenca shtypi nga shtëpia dhe duke mbajtur qytetarët në tension se ikën nga mendja.

Në këto intervista televizive, Rama premton te se do ikte dhe do sillej mire më qytetarët që i kishin dhënë besimin, ndërkohë që këto ditë me anë të policisë ka ushtruar dhunë ndaj studentëve, të miturve dhe vajzave që kanë dalë masivisht dhe kërkoje largimin e tij nga pushteti.

Videot e kryeministri Rama janë sjellë në vëmendje ditët e sotme nga të rinjtë që i kanë kujtuar se çfarë deklaronte ky i fundit dhe për të sjellë në pah çfarë po bën sot për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.

“Unë nuk kam ndërmend të plakem e të bëhem lolo duke dhënë konferenca shtypi nga shtëpia për të mbajtur të gjithë milet në tension, se ikën dhe mendja. Një orë më parë, kur vjen një moshë e caktuar, tërhiqu, jepi…

Nuk e parashikoj shumë larg, po e parashikoj atëherë kur do të kem mundësi që në atë vend, në atë mjedisin tjetër që është bosh komplet që ka vetëm mure, mund të bëj një studio e të bëj atë që më mbetet të bëj.

Duke u sjell mirë, duke u sjellë mirë me njerëzit që më dhanë besimin dhe duke mos u bërë njerëzve si robi shtëpie që të më shohin në televizor derisa të plakem dhe rrezik më shohin të vdes në një ditë duke dhënë një konferencë shtypi! Siç mund të ndodhi, larg qoftë, me ç’na shohin sytë”, theksonte Rama.

VIDEO E RAMES

EDI RAMA: Unë nuk kam ndërmend të plakem e të bëhem lolo duke dhënë konferenca shtypi nga shtëpia për të mbajtur të gjithë milet në tension, se ikën dhe mendja. Një orë më parë, kur vjen një moshë e caktuar, tërhiqu, jepi…

ENI VASILI: Kur e parashikoni?

EDI RAMA: Nuk e parashikoj shumë larg, po e parashikoj atëherë kur do të kem mundësi që në atë vend, në atë mjedisin tjetër që është bosh komplet që ka vetëm mure, mund të bëj një studio e të bëj atë që më mbetet të bëj….

ENI VASILI: Do riktheheni piktor?

EDI RAMA: Duke u sjell mirë, duke u sjellë mirë me njerëzit që më dhanë besimin dhe duke mos u bërë njerëzve si robi shtëpie që të më shohin në televizor derisa të plakem dhe rrezik më shohin të vdes në një ditë duke dhënë një konferencë shtypi! Siç mund të ndodhi, larg qoftë, me ç’na shohin sytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Podominus (@podominus)