Situata është tensionuar në qendër të Tiranës, pranë bllokut të Ministrive, ku protestuesit dhe efektivët e Policisë janë përplasur gjatë tubimit.
Siç shihet në pamjet filmike, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë në drejtim të forcave të rendit.
Disa prej molotovëve kanë shpërthyer në këmbët e efektivëve, duke përshkallëzuar më tej situatën në zonën ku po zhvillohet protesta.






