VIDEO/ Protesta madhështore kundër qeverisë, emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

Ashtu sikurse kanë paralajmëruar, qindra emigrantë kanë mbërritur në Shqipëri për t’iu bashkuar qytetarëve që protestojnë prej më shumë se 3 muajsh në sheshin para Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në pamje, shihen një autokolonë e gjatë e emigrantëve që po udhëtojnë për të qenë të pranishëm pasditen e sotme në shesh.

Protesta është paralajmëruar si një prej tubimeve më të mëdha, ndërsa pjesëmarrja e diasporës shihet si një mesazh i fortë kundër qeverisë dhe një dëshmi e mobilizimit të shqiptarëve edhe jashtë vendit.