Pedagogia Enkelejda Olldashi, ndërsa doli në mbështetje të studentëve që protestojnë prej ditësh, kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka bërë vetëm monolog.
Në një prononcim për mediat, Olldashi u shpreh se pedagogët duhet të ishin bashkuar me studentët që në ditën e parë të protestës.
Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas saj, kryeministri Edi Rama komunikon me publikun, duke e cilësuar atë si një formë monologu dhe jo dialogu.
Më pas, ajo kujtoi se kryeministri ka qenë vetë protestues dhe se është dhunuar, ndaj nuk do të kishte lejuar dhunën ndaj të rinjve.
“Kam përshtypjen se ju gazetarët keni qenë syri i të gjithë shqiptarëve dhe besoj se duhet të jua bëj unë pyetjen çfarë është duke ndodhur? Pedagogët duhet të ishin në shesh me studentët që ditën e parë. Por edhe thirrja që ne kemi bërë të bashkohemi do të thotë të bashkohemi si grup i vetëm për ti treguar studentëve që jemi me ta, Dhe sot është për të treguar që ne jemi këtu me ju për ju. Kuptimi i fjalës dialog është e kundërta e fjalë monolog dhe nëse gjatë gjithë kohës ka pasur monolog do të thotë që nuk ka vend për dialog. Në fakt Rama ka bërë monolog dhe është one men show dhe e bën shumë bukur atë rol dhe e ka perfektë. Dhe besoj se në ndonjë moment të jetë do i kthehet akademisë së arteve. Kryeministri i sotëm dua ti kujtoj se është kryeministri që ka protestues dhe është rrahur. Vetë ka qenë protestues. Unë nuk jam pjesë e oborrit perandorak të tij, por rinia përveç këtij manifestimi apo revolte të arrij t’i nxjerrë ndërgjegjen në pah, ai duhet të jetë falënderues”, tha ajo.

