A po shkon protesta drejt një përplasjeje të fortë dhe a mund të ketë tentativa për të depërtuar deri pranë zyrave të kryeministrit Edi Rama?
Profesori i njohur Grid Rroji, duke folur për Vip Magazine, ka paralajmëruar se situata mund të tensionohet dhe se protesta nuk pritet të kalojë pa përplasje apo momente të forta.
Sipas analizës së tij, zhvillimet në terren mund të marrin një kthesë të paparashikueshme, ndërsa presioni ndaj qeverisë pritet të rritet ndjeshëm.

