Shefi i kuzhinës Alfred Marku, sipërmarrësi Etjen dhe çifti Robert dhe Enkeleda emigruan në vende të ndryshme të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, në kërkim të një jete më të mirë.
Pas shumë vitesh pune, sakrificash dhe sfidash, secili prej tyre mori të njëjtin vendim: të kthehej në Shqipëri.
Sot, Alfredi drejton një restorant të suksesshëm në Lezhë, Etjeni ka ngritur një fabrikë artizanale birre në Pogradec që punëson banorë të zonës, ndërsa Roberti dhe Enkeleda ndërtuan jetën dhe biznesin e tyre pranë familjes në Shqipëri.
Për ta, emigrimi ishte një shkollë e jetës, por suksesi i vërtetë erdhi kur vendosën të investonin për vendin e tyre.
❤️ Një histori që tregon se ndonjëherë ëndrra që kërkojmë larg, na pret pikërisht në shtëpi.

