NË MAJAT E SHKENCES KANADEZE! SHQIPTARJA QË PO NDRYSHON TE ARDHMEN E MIJËRA FËMIJËVE

Dr. Kozeta Miliku është përzgjedhur nga The Globe and Mail, gazeta më prestigjioze e Kanadasë, mes studiuesve të rinj më të spikatur të vendit për kontributin e saj në kërkimet shkencore mbi shëndetin e fëmijëve.

Me diplomë në mjekësi nga Shqipëria dhe sot pedagoge në Universitetin e Torontos, ajo drejton kërkime që studiojnë se si ushqyerja dhe faktorët e hershëm të jetës ndikojnë në rrezikun për obezitet dhe sëmundje kronike tek fëmijët.

Një histori frymëzuese që dëshmon se talenti dhe puna e shqiptarëve po vlerësohen në majat e shkencës botërore.