Çfarë ndodhi realisht në Luftën e Trojës dhe sa nga historia që njohim sot është e vërtetë? Një dokumentar interesant sjell një këndvështrim ndryshe mbi një nga konfliktet më të famshme të botës së lashtë, duke analizuar të fshehtat, faktet e pathëna dhe deformimet që mund të jenë krijuar ndër shekuj.
Nga legjenda e Helenës dhe Akilit, deri te kali i famshëm i Trojës, dokumentari ngre pyetje mbi atë se ku përfundon historia dhe ku fillon miti.
🎥 Materiali vjen edhe me titra në anglisht, duke sjellë më shumë dritë mbi këtë luftë që edhe pas mijëra vitesh vazhdon të mbetet e mbështjellë me mister.

