Lista e ‘profesorëve’ të Familjes Berisha që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, emra që nuk ekzistojnë, gazetarët e Syrit, dhëndri, ‘nuselala’ e gazetarisë dhe ‘adihilat’ e UT

Nga Adriatik Doçi
As dhëndri, as e bija, as deputetët e PD-së, as gratë e deputetëve të PD-së, as gazetarët e Syri Tv, as ‘doktoresha’ e Fanes, as ‘adihilat’ e Universitetit të Tiranës, as ish këshilltarët e tij, as nuselala e donacioneve të huaja për gazetarinë, as pedofilët, as mësueset e fshatit të PD-së, as hamshorët e Elbasanit, as kumarxhinjtë etj., duket se nuk i kanë mjaftuar Nongratës për të mbushur një listë me 1.5 mijë pseudopedagogë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Edhe pse mes rreth 10 mijë pedagogëve që ka Shqipëria, mund të ketë me qindra që nuk e duan Edi Ramës dhe që mund të kërkojnë dorëheqjen e tij, për të mbushur listën janë futur edhe emra si ‘nuk ka rëndësi’, emra që nuk ekzistojnë, emra rastësor pa mbiemra, personazhe realë me tituj akademikë dhe shkencorë që fiktivë, lavazhierë si profesorë, si dhe emrat e disa profesorëve realë pa dijeninë dhe vullnetin e tyre, siç është rasti i Arben Gjatës.

Disa nga ‘pedagogët’ që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

-Sonila Meço, gazetare e televizionit të Familjes Berisha

-Eva Noka, bashkëshortja e Flamur Nokës

-Argita Berisha, e bija e Sali Berishës

-Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës

-Ina Zhupa, deputete e PD

-Sorina Koti, deputete e PD

-Suzana Guxholli, ish këshilltare e Berishës

-Lutfi Dervishi, ‘nuselala’ e fondeve të BE-SHBA për gazetarinë

-Beqir Meta, historian dhe kronikan i Berishës

-Petraq Milo, ish këshilltar i Berishës

-Artan Hoxha, anaslist pranë SHQUP-it

-Folitjona Puravelli, ‘drejtoresha’ e Fanes

-Enkeleda Olldashi, ish bashkëshortja e Sokol Olldashit

-Voltana Ademi, ish kryetarja e PD së Bashkisë Shkodër

-Osman Metalla, ish deputet i PD

-Eleina Qirici, anëtare e Kryesisë së PD

-Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

-Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

-Aida Shehu, aktiviste e PD

-Gjergji Papa, ish deputet i PD

-Irma Kopliku, ish deputete e PD

-Enkelejda Sallaku, eksperte pranë PD,

-Gëzim Dibra, ish deputet i PD-së

-Laura Pustina, noterja e Familjes Berisha

-Sandër Kovaçi, militant i PD-së

-Ardjan Turku, ish deputet i PD

-Erion Piciri, kandidat për kreun e PD

-Leonard Bombaj, i denoncuar nga ish nxënësja e tij Ajsi Xhaxhaj se e ka përdhunuar për pesë vite me radhë nga mosha 10 deri në 15-vjeçare.

-Denis Himçi, vëllai i deputetit të PD Blendi Himçi, i arrestuar për favore seksuale