Një sukses i madh për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të gastronomisë. Enri Cuedari, 21 vjeç, është shpallur fitues i Young Chef Olympiad 2026, në një garë ku morën pjesë të rinj nga 40 vende të botës.
Në finalen e kompeticionit, Enri impresionoi jurinë me një pjatë me pulë, polenta dhe perime, ndërsa për ëmbëlsirë përgatiti një variant të cannoli-t me kokos, krem xhenxhefili dhe salcë lime.
Pas pasionit të tij për gatimin fshihet edhe një histori e bukur familjare. Enri ka treguar se dashurinë për kuzhinën e mori nga gjyshja e tij, shijet dhe aromat e së cilës vazhdojnë ta frymëzojnë edhe sot.
Nga kuzhina e gjyshes, te një trofe ndërkombëtar mes 40 shteteve — një tjetër i ri shqiptar që na bën krenarë.

