Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer dy episode të jetës së tij kur është dhunuar fizikisht, duke folur edhe për pritën që iu bë në janar të vitit 1997 pranë banesës së tij.
Në Podkastin FlasimShqip Rama tha se në fëmijëri ka qenë një fëmijë rebel dhe se nuk i pranonte lehtë kufijtë apo rregullat, por mohoi të ketë qenë ndonjëherë viktimë e bullizmit.
Kryeministri tregoi se në jetën e tij ka pasur dy raste kur është rrahur, njëherë kur luante basketboll dhe njëherë në vitin 1997.
“Në fëmijëri kam qenë rebel, nuk i pranoja kufijtë, përpiqesha të thyeja cdo rregulli të mundshëm, por i bullizuar asnjëherë. Kam në jetën time, dy rrahje, nuk kam rrahuar, por më kanë rrahuar. Njëra më ka ndodhur në dushet e Pallatit të Sportit Partizani pas një ndeshje me Apolloninë e Fierit. Ishte një ndeshje e tensionuar. Duke qenë se une edhe si lojtar ishte edhe provokator, provokimet në fushë dhe kundër provokimet dhe tensionet e pagova me një rrëfim të 4-5 cunave të gjatësisë sime dhe mora disa goditje dhe mbeta përtokë në dysheme. Kjo ishte njëra. E dyta është ajo e janarit 1997 ku më bënë prite të rruga te hyrja e shtëpisë dhe më lanë duke menduar se unë isha tani i asaj bote. Ky ishte opinioni edhe i mjekut që më pa në Francë, por edhe mjekut në Shqipëri. Të dy thanë që më kishte shpëtuar lartësia për shkak se goditjet janë më pak efektive kur je më lart sesa ai që të agreson”, tha Rama.
Po ashtu, kryeministri i është përgjigjur edhe Sali Berishës, i cili dhunën ndaj Ramës e quajti si “krim pasioni”.
Sipas kreut të qeverisë dhuna ndaj tij ka qenë e mandatuar nga Sali Berisha, ndërsa thekson se njërin nga agresoret e njeh dhe se ai është penduar.
“Ajo është e sqaruar. Ajo gojë e shthurur, me të cilën nuk doja të merresha fare. Përveçse kur më imponon periudha e fushatës. Jo vetëm që nuk ka pasur lidhje me krim pasioni, jo vetëm që nuk kam qenë me një burrë, por kam qenë me një vajzë me të cilën bashkëjetoja dhe me një shok që jetonte në apartamentin tonë aso kohe sepse vinte nga Shkodra. Ka qenë një krim i mandatuar nga goja e shthurur. Një nga dy ekzekutoret është i njohur për mua pendesën e të cilit e kam pranuar, duke bërë sikur nuk kuptoja dhe i cili është ndarë nga jeta para disa kohësh. Njëri nga ata është person plotësisht i njohur për mua dhe e përsëris…ai nuk ma ka rrëfyer krimin, por është penduar në një mënyrë tjetër”, tha Edi Rama.

