JU QË keni lindur nga vitet 1960 deri më 1990 besoj që jeni dakord me këto situata!

Ata që kanë lindur mes viteve 1960 dhe 1990 e dinë shumë mirë se jeta dikur kishte një ritëm tjetër, më të thjeshtë, por edhe më të vërtetë. Ishin kohë kur fëmijëria kalonte në rrugë me lojëra pa teknologji, kur respekti për familjen dhe të moshuarit ishte themel i çdo shtëpie, dhe kur gëzimet vinin nga gjërat më të vogla.

Nuk kishte rrjete sociale, por kishte më shumë komunikim sy më sy; nuk kishte luks si sot, por kishte më shumë dashuri dhe solidaritet. Sot shumë gjëra kanë ndryshuar, por kujtimet e asaj kohe mbeten të gjalla dhe shpesh na bëjnë të themi: “Po, kjo ishte jeta e vërtetë!”

Çadra kushtonte 10 lekë.

S’kishim shezlong por uleshim në rërë.

S’kishim krem kundër diellit por lyheshim me kos.

S’kishim celular por e gjenim njëri-tjetrin me 4 sy.

S’kishim makina, por shkonim me tren.

S’kishim kufje por një radio Iliria me bateri.

S’hanim karkaleca por bukë djath, domate, shqalqi.

S’kishim lumturi, por jetonim me qetësi dhe dashuri.

S’ishim të bukur por bio dhe natyral.

S’ishim të pasur por të varfër dhe të barabartë.

Ishim thjesht më njerzor …..

(Kreshnik Spahiu)

Shpërndajeni nëse ju pëlqeu lajmi