“HEJ, HEJ, NUK SHITET KOMBËSIA, NUK NDËRROHET SHQIPËRIA!” KAPITENI I ZEMRËS, LORIK CANA, DEL NË KRAH TË STUDENTËVE: “ATA JANË E ARDHMJA E VENDIT!”

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka dalë publikisht në mbështetje të studentëve që prej ditësh protestojnë në Tiranë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Cana ka theksuar se zëri i të rinjve duhet të jetë përparësi për institucionet dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme”, është shprehur ai.

Cana ka nënvizuar se studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe se investimi në kushtet e tyre është një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien e gjithë shoqërisë.

Mesazhi i ish-kapitenit është i qartë: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje nga institucionet.