Arkitekti Elis Baba ka folur për situatën shqetësuese të zjarreve në Shqipëri, duke ngritur dyshime mbi shkaqet që mund të fshihen pas tyre.
Në një intervistë për Vip Magazine, ai ka deklaruar se në disa raste zjarret mund të lidhen me interesa që kanë të bëjnë me shfrytëzimin apo përdorimin e zonave malore.
Baba ka theksuar se përhapja e shpeshtë e flakëve në zona të caktuara duhet të hetohet me kujdes, ndërsa ka kërkuar që institucionet të zbardhin nëse bëhet fjalë vetëm për zjarre aksidentale apo për veprime të qëllimshme.
Deklaratat e tij kanë shtuar pikëpyetjet mbi atë që po ndodh me pyjet dhe malet e Shqipërisë.
NDIQENI VIDEON KËTU:

