“Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi” – Rama replikon me pedagogët: Unë dua dialog, ndërsa ju…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas tensioneve në Kryeministri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama duket sikur i ndjek nga zyra protestën e pedagogëve dhe studentëve, të cilët refuzojnë dialogun.

“Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! S’duam dialog! Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, shprehet Rama.