Historia e klases së gjashtë në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas të Ballkanit dhe që serbët kanë rr ëmbyer tokat e tyre. Mediat beogradase rap0rtojnë se ky është një detaj skandaloz i historisê së pretenduar mesjetare serbe.
Libri në fjalë është pubIikuar nga Instituti për tekstet dhe Mjetet Mësimore. Autor është Rade Mihaljçiq, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit.
Ai poashtu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Serbisë. Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sIIavët ishin e migrant, duke specifikuar serbët. “Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”.
Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e Osmanëve në trojet shqiptare, ku thekson se shqiptarët ishin pala e dëmtuar. Lidhur me këtë libër, ka nxitur reagime të shumta nga ana e historianve serbë.
Profesori universitar, John Deretic ka sugjeruar se duhet t’i bëhet një rishikim historisë dhe paraqitjeve të serbëve si pushtues të tokave të tyre.
“Në këtë libër mësimi thuhet se sIIavët erdhën në Kosovë dhe Metohi, dhe atje ata gjetën Ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm, në njëfarë forme ata rrëmbyen shtëpitë dhe fushat, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të shkojnë në maIe dhe për të mbajtur bagëtinë. Kjo është skandaloze.


