Shumica e maqedonasve pranojnë që RMV-ja të bëhet Serbi vetëm e vetëm që të mos jetojnë së bashku me bullgarët dhe shqiptarët në një shtet

Shkruan: Sulejman MEHAZI
Shumica e maqedonasve pranojnë që RMV-ja të bëhet Serbi vetëm e vetëm që të mos jetojnë së bashku me bullgarët dhe shqiptarët në një shtet

Dy dilema janë të mundura në RMV: ose pakica bullgare në kushtetutën e kësaj republike dhe në BE, ose ky shtet do të përballet me trazira dhe mund të shpërbëhet për shkak të inateve nacionaliste maqedonase, jo vetëm ndaj bullgarëve, por edhe ndaj 20 për qind të shqiptarëve në RMV.

Sa më shumë inat nacionalist maqedonas të ketë ndaj bullgarëve, aq më shumë do të shtohet inati edhe ndaj BE-së, por edhe ndaj shqiptarëve.
Si nuk mendojnë maqedonasit se inatet e tyre nacionaliste do t’i ushqejnë edhe partitë shqiptare që edhe ato të kërkojnë të drejta kushtetuese për një asociacion të llojit të një Republike Shqiptare, e cila në përqindje do të jetë shumë më e madhe se asociacioni serb prej 4 për qind në Kosovë.

Nëse për një grusht njerëzish prej 4% në të gjithë Kosovën, gjuha serbe është zyrtare madje edhe në vendbanimet ku nuk ka as edhe një kokë serbe, pse edhe në RMV gjuha shqiptare të mos jetë zyrtare me 30% të popullsisë.

Maqedonasit janë aq shumë të verbuar ndaj bullgarëve sa mund ta humbasin edhe shtetin për shkak të marrëzirave të tyre politike; nuk shikojnë ta ndërtojnë dhe forcojnë shtetin me anëtarësimin e RMV-së në BE, por bëjnë të kundërtën për ta ndarë RMV-në në bullgarë, shqiptarë dhe serbë.

Mentalisht, psikikisht dhe shpirtërisht, maqedonasit me shumë dashuri pranojnë që RMV-ja të bëhet Serbi dhe ata serbë, sesa të bashkëjetojnë në një shtet me bullgarët dhe shqiptarët.
Shkurt dhe qartë, te mbi 80% e maqedonasve dëshirat për lakmi dashurie shkojnë drejt Serbisë së Vuçiçit.