Deklaratat e analistit Grid Rroji kanë ngjallur debat të fortë në opinionin publik.
Duke folur në një intervistë për Vip Magazine, ai u ndal te zhvillimet e fundit politike në vend, duke pretenduar se pas mesazheve publike të kryeparlamentares Elisa Spiropali fshihen lëvizje dhe interesa që, sipas tij, qytetarët duhet t’i shohin me kujdes.
Rroji u bëri thirrje shqiptarëve të mos bien pre e propagandës politike, ndërsa paralajmëroi se periudha në vijim mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në skenën politike shqiptare.
VIDEO KETU:

