Kryeministri Edi Rama ka folur për disa çështje të rëndësishme politike, që pritet të transportohen në podkastin e tij “Flasim”. Në një video që vetë kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook, flet për një krim të mandatur dhe njëri nga dy ekzekutorëve, siç thotë ai, është i njohur për të.
Po ashtu, Rama ka folur edhe për ishullin e Sazanit, ndërsa deklaron se “nuk është shitësi i Shqipërisë”.
Në një moment ai komenton edhe situatën me bashkinë e Tiranës, ku Erion Veliaj është në burg, duke e konsideruar ‘eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë’.
“Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra”, deklaron Rama, por që nuk dihet për kë politikan e ka.
Ndërsa i pyetur a do të ketë një pasardhës të tij, kryeministri thotë se: “Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere juve do të shpëtoni nga unë”
Pjesë nga deklaratat e Rames
Ka qenë një krim i mandatuar dhe një nga dy ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua. Të dy e dinim…
Ata nuk po blejnë ishullin, ata as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishulli do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.
Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet.
Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.
Prokuroi bashkë me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta pranoj.
Bashkia nuk ka kokë, dmth është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.
Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.
Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere juve do të shpëtoni nga unë.

