300 NXËNËS NGA 30 SHTETE, SHQIPTARET KTHEHEN ME 16 MEDALJE NGA AMERIKA

Nxënësit e Kosovës kanë shkëlqyer në NEO Science Olympiad në Orlando të SHBA-së, duke konkurruar mes rreth 300 nxënësve nga 30 vende të botës.

Ekipi kosovar u kthye me plot 16 medalje: 6 të arta, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta, si dhe siguroi 7 vende në kategorinë “Best of the Best”.

Të rinjtë konkurruan në fusha si matematika, shkenca, biologjia, kimia, programimi dhe Inteligjenca Artificiale, duke e përfaqësuar Kosovën me rezultate të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare.