Protestat në Tiranë, biznesmeni dhe protestuesi Agron Luzi shpalos 10 propozime për qeverinë e re: Nga referendumi, listat e hapura dhe burgu i përjetshëm për korrupsionin

Biznesmeni dhe protestuesi Agron Luzi ka prezantuar në një intervistë për News24 një sërë propozimesh që, sipas tij, duhet të zbatohen nga qeverisja e re për të kapërcyer krizën politike dhe ekonomike që ka përfshirë Shqipërinë, pas largimit të kryeministrit Edi Rama.

Luzi ka renditur 10 pika që lidhen me ndryshimet në sistemin politik, shpërndarjen e pasurisë kombëtare, uljen e kostove të jetesës, mbështetjen financiare për familjet shqiptare dhe ndëshkimin e korrupsionit.

Sipas tij, qeverisja e re duhet të mbështetet te rinia, intelektualët dhe njerëzit me kapacitete për të ndryshuar vendin, ndërsa propozimet e tij synojnë të garantojnë më shumë drejtësi sociale dhe mundësi ekonomike për qytetarët.

10 propozimet e Agron Luzit për qeverisjen e re:

Sikur të bëhej ligji me referendum.

Ligj me votë nga populli për deputetin që do të zgjidhet, jo nga kryetari i partisë.

Ai popull që është banor i mineraleve nëntokësore duhet të gëzojë njëlloj… Siç paguan firma që nxjerr naftën rentën në thesarin e shtetit, duhet të paguajë një pjesë për popullatën vendase. Kjo gjë ndodh në Libi, kjo gjë ndodh në Arabinë Saudite. Kjo gjë ndodh në vende që kanë me gjithëmend zhvillim.

Korentin dhe ujin, familjet shqiptare duhet ta paguajnë në kosto, që do të thotë se nëse ky ujë ka kushtuar 2 lekë, pa fitim, aq të paguajnë familjet shqiptare. Jo bizneset.

Të gjithë shqiptarët duhet të bëhen aksionerë në bregdet dhe në mal përjetësisht për të pushimet falas, në vendin e tyre, dhe është e mundur.

Nëse qeveria e ardhshme, që shpresoj të bëhet dhe prandaj unë kam shpresë nga rinia, nga intelektualët dhe nga ata që kanë vërtetë kapacitet për të bërë këtë vend, dhe të betohen para flamurit siç një ushtarak betohet… nëse një familje kërkon një kredi se nuk po ia del dot duhet t’i jepet një kredi e butë me zero interes, ktheja lekët mbrapsht, por pa interes. Por jo për biznes, siç është në shumë vende.

E shtata do të ishte fenomenale. Ai që bën korrupsion dhe kapet me presh në dorë, duhet t’i hidhen çelësat në det. Të hyjë brenda dhe mos të dalë më. Si të fusësh nja 10-15 kështu, nuk ia mban më njeriu të bëjë korrupsion dhe të vjedhë.

Për çdo fëmijë shqiptar që lind, nga dita e qeverisjes së re, duhet t’i hapet një pension minimal, që kur të bëjë 18 vjeç, ai të ketë disa para dhe të mos vuajë e mos të shitet goca e huaj në Tiranë për të bërë universitetin.

Çdo shqiptar i pastrehë, nga vetë shteti i duhet mundësuar një strehë, që mos të ketë njerëz rrugëve.

Çdo biznesmen, i çdo biznesi të madh, duhet të paguajë një rentë, njëlloj si mineralet, për këto shpenzime.