Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka dalë publikisht në mbështetje të studentëve që prej ditësh protestojnë në Tiranë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Cana ka theksuar se zëri i të rinjve duhet të jetë përparësi për institucionet dhe gjithë shoqërinë shqiptare.
“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme”, është shprehur ai.
Cana ka nënvizuar se studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe se investimi në kushtet e tyre është një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien e gjithë shoqërisë.
Mesazhi i ish-kapitenit është i qartë: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje nga institucionet.

