SHQIPËRIA NËN FLAKË! 5 LUFTANIJE TË NATO-s ZBARKOJNË NË SHQIPËRI

Në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët ushtarake të Aleancës, pesë anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur këtë të shtunë në ujërat e Gjirit të Vlorës, me pikëqëndrim në Orikum, raporton Top Channel.

Flota ushtarake përbëhet nga dy anije të përmasave të mëdha, përkatësisht nga flotat detare të Turqisë dhe Francës, si dhe nga tri anije të tjera me rol mbështetës që u përkasin vendeve partnere pjesëmarrëse në këtë stërvitje.