Hoxha në rolin e nje historiani serb: “Këtu ka pasur serb edhe para kohës së Skënderbeut, derisa shqiptarë nuk ka pasur”! (Video)

Hoxha dhe tashmë deputeti i LVV-së Osman Musliu ka nxitur reagime me një deklaratë të pazakontë, duke folur në një linjë që ngjan me interpretimet e disa historianëve serbë për të kaluarën e rajonit.

Në një video që po qarkullon në rrjet, ai pretendon se “këtu ka pasur serbë edhe para kohës së Skënderbeut, ndërsa shqiptarë nuk ka pasur”.

Deklarata pritet të shkaktojë debat të fortë, pasi prek drejtpërdrejt çështje historike dhe identitare shumë të ndjeshme.

Përmbajtja e videos duhet parë në kontekstin e plotë të deklaratës së tij, ndërsa pretendimet historike duhen verifikuar me burime dhe dokumente të besueshme.