VIDEO/ Qytetarët bllokuan kryeministrinë, denoncon aktivisti: Policia ka ushtruar dhunë pa u provokuar dhe ka tërhequr zvarrë protestuesit

Në një video të publikua në rrjetet sociale nga vendi i protestës, Kita shprehet se efektivët kanë tërhequr zvarrë qytetarët pa qenë të provokuar.

“Jemi dëshmitarë që policia ka ushtuar dhunë pa u provokuar, pa u gjuajtur asgjë. Polica ka ushtuar dhunë, ka tërhequr zvarrë dhe tani po arreston protestues”, deklaroi aktivisti.

Kujtojmë se situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit dhe forcat e policisë janë përballë njëri-tjetrit, në tentativë nga ana e forcave blu për të liruar hyrjen.