35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ditë historike, dëshmi e ringritjes dhe besimit!

Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane po mbahet Konferenca Jubilare me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane.

Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimi, u shpreh se kjo ditë shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin bektashian, pasi përkon me tre përvjetorë të veçantë.

Sipas Baba Mondit, këtë vit shënohen 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore, 15-vjetori i tij si drejtues i Kryegjyshatës, si dhe 11-vjetori i hapjes së kompleksit. Ai e cilësoi këtë përvjetor jo vetëm si një ditë historike, por edhe si një dëshmi të vazhdimësisë së komunitetit bektashian.“Kujtojmë sot 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës botërore. Konferenca mbahet në një ditë të veçantë të Kryegjyshatës, ku shënohen tre pika:

5 vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës,15 vjetori si drejtues i Kryegjyshatës dhe 11 vjetorin e hapjes së kompleksit.

Kjo është jo vetëm ditë historike por dëshmi e gjallë e ringritjes, përkushtimit dhe besimit.Festojmë këtë përvjetor së bashku me komunitetet e tjera fetare”, tha ai.